Produktet

Food products flying out of shopping cartSupermarket Xhangolli ofron produktet më të mira në treg. Nëse jeni duke kërkuar për një vend special ku mund të gjeni gjithçka në një kohë të shpejtë dhe pa lëvizuar gjatë, Supermarket Xhangolli ja u ofron të gjitha këto mundësi.

Nëse kërkoni produkte cilësore të markave më të njohura botërisht dhe më çmime të leverdisshme njëkohësisht, Supermarket Xhangolli ja u ofron këtë. Prandaj ne ecim me moton “Bli mirë, paguaj lirë”!

Në supermarketin tonë do të gjeni:

•    Pijet e të gjitha llojeve, të markave më të mira e më cilësore botërore të importuara nga vendet më të fuqishme të prodhimit të tyre si nga USA, Gjermania, Franca, Italia, Hollanda etj. Duke përmendur pije jo alkolie të brandeve si Coca Cola, Bravo, Pffaner, Red Bull, B-52 si dhe pijet alkoolike të ndryshme si Paulaner, Heiniken, Amstel etj.

•    Produkte ushqimore me standarte të larta cilësie, të importuara nga jashtë si dhe të markave shumë të mirënjohura shqiptare ku mund të përmendim produkte ushqimore si miell, vaj, sheqer, ëmbëlsirat e të gjitha llojeve dhe formave, produkte mishi të kompanive serioze shqiptare si EHW, Tona etj, duke vazhduar me produktet e markave divella me gjithë gamën e saj, elka etj.

•    Drithëra, fruta, perime të të gjitha llojeve, të cilat zënë një sektor të rëndësishëm për Supermarketin Xhangolli, ku ju do të gjeni gjithçka. Drithërat ofrohen në format dhe përgatitje të ndryshme që ju mund t’i përdorni për gatim, madje një pjesë janë edhe të gatshme për konsum direkt. Frutat dhe perimet ofrohen të paketuara dhe servirura sipas masës dhe formës së tyre, për të qenë lehtësiht të transportueshme.

•    Detergjentë dhe produkte higjene të markave më të mira, sjell për të gjithë Supermarket Xhangolli. Detergjentët e markave, Ariel, Dixan, Dash, Lenor, Spin, etj. Të përmendim materialet për pastrim ku gama e tyre nuk ka të mbaruar tek ne. Linja e shampove të të gjitha varianteve dhe përdorimeve ku përmendim markat, Panten, Ultrex, Fructis, Schauma, Dove, etj., etj..

•    Produkte kozmetike të shumëllojshme dhe shumë cilësore, si rimela rezistues, lapsa sysh, buzëkuqe vezulues të markës Deborah etj., kremra çudibërëse të markave Nivea, Dove etj., parfume të parezistueshme dhe gjithçka që ju do të dëshironit për një pamje të përkryer dhe të veçantë.

Supermarket Xhangolli mbetet zgjedhja dhe zgjidhja më e mirë për cilindo që dëshiron të blejë gjithçka në të njëjtin vend, tek ne nuk mungon asgjë, mjafton të na vizitoni dhe ju premtojmë së do mbeteni të mahnitur nga produktet dhe ofertat fantastike që ofrojmë herë pas here për ju.

Ju mirëpresim!